LAJMI I FUNDIT:

Arben Vishaj emërohet u.d i Klinikës Infektive

Arben Vishaj emërohet u.d i Klinikës Infektive

Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra për media në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.


“Mund të ju konfirmojmë se Arben Vishaj është emëruar u.d i Klinikës Infektive”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku i cili mbajti këtë pozitë për rreth 3 muaj. Sadiku poashtu ishte emëruar ud. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishes.

Ndryshe, Sadiku kishte deklaruar për Telegrafin se ka tri javë që ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ai kishte sqaruar se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.

“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, tha Sadiku.

Ndryshe, Klinika Infektive tash e tri javë ishte pa drejtor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori