LAJMI I FUNDIT:

Arabic Salon pjesë e akademisë më të madhe në Turqi!

Arabic Salon pjesë e akademisë më të madhe në Turqi!

Arabic Salon e njohur tashmë si vendi më i preferuar i çdo femre, ky sallon ose thënë më ndryshe sinonimi i pikturës në fytyrë është i drejtuar nga make-up artistja Fatma Zatriq.

Fatma është me prejardhje arabo-shqiptare, ku për këtë arsye rrjedh dhe emri i sallonit, ku dhe kombinimet e grimit në frymën arabe e bëjnë akoma më të veçantë punën dhe artin e këtij salloni.

Përveç punës fantastike që bën ky sallon ka ofruar dhe ofron trajnime dhe workshop-e në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni tani Fatma do të jetë prezente edhe në Stamboll ku do të ndajë përvojën e saj shumë vjeçare me njerëzit që kanë pëlqyer dhe vazhdojnë ta pëlqejnë artin e saj.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe datat e trajnimeve për qytetet e tjera si Wien, Stuttgart, Zurich.

Ndërsa sot më datën 24 maj Fatma ka marrë ftesë nga Akademia më e madhe e organizimeve në Turqi “Novia Akademi” ku do të mbahet workshop-i për grim profesional.


Në këtë MasterClass shumë grimerë nga vende të ndryshme kanë shprehur interesim për të qenë prezent ku do të kenë mundësinë ta takojnë artisten Fatma.

Që 13 vite Fatma i është bashkuar botës së artit të së bukurës, ku njihet dhe si “piktorja e fytyrës”, pasi që pasionin e saj e shndërroi në profesion, ku talentin e saj e shfaq në fytyrë e jo në letër.

Fatma njihet edhe për moton e saj “jo çdo artist pikturon në letër”, gjithashtu njihet për stilin e saj të shkrirjes ku ky term përdoret nga koleget e saj si “shkrirja e Arabicut”.

Kontaktoni në: arabicsalon1@gmail.com, 049 175 299

Artikull i sponzorizuar