LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite shkarkon Rijkaardin

Arabia Saudite shkarkon Rijkaardin

Strategu holandez, Frank Rijkaard, është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite.

Pas paraqitjes së dobët të përfaqësueses arabe në ‘Kupën e Gjirit 2013’, ku Arabia Saudite u eliminua që në fazën grupore, Federata e kësaj kombëtareje mori vendim për t’ia treguar derën ish-trajnerit të Barcelonës.

Në këtë garë, Arabia Saudite u mposht nga Iraku (2-0) dhe Kuvajti (1-0), ndërsa fitoi vetëm kundër Jemenit (2-0). /Telegrafi/