LAJMI I FUNDIT:

AO: Venus shkatërrohet nga Sharapova

AO: Venus shkatërrohet nga Sharapova

Maria Sharapova për pak sa nuk shënoi edhe fitoren e tretë absolute, por sërish arriti ta mposhtë me lehtësi amerikanen Venus Williams në dy sete (6-1, 6-3) për t’u kualifikuar në rundin e katërt të turneut të parë të madh të vitit, Australian Open.

Publiku mbeti i befasuar kur rusja e dytë në botë kaloi në avantazh 4-0 në setin e parë dhe, edhe pse u mundua ca në setin e dytë, arriti ta mposhtë amerikanen brenda 79 minutash.

Sharapova, e cila dy takimet e para i kishte fituar pa asgjë game të humbur (secilin set me rezultat 6-0), tash do të përballet me belgen Kirsten Flipkens, derisa është në kërkim të titullit të saj të pestë Grand Slam dhe të dytit në Melbourne Park. /Telegrafi/