LAJMI I FUNDIT:

“Antracit” sjell në Kosovë brendin më të madh botëror “Hettich”

“Antracit” sjell në Kosovë brendin më të madh botëror “Hettich”

Kompania “Antracit” që merret me shitjen e aksesorëve për mobilje e kuzhina, ka siguruar përfaqësimin për Kosovë të super brendit Hettich”, në mënyrë që ti mundësojë prodhuesve kosovarë rritjen e konkurrencës në tregjet e jashtme, në saje të përdorimit të aksesorëve të klasit botëror në produktet e tyre.

Eksporti i produkteve të mobilierisë, përfshirë kuzhinat, nga Kosova po rritet nga viti në vit. Tregu evropian është njëri prej caqeve kryesore të këtyre eksporteve, madje në renditjen e eksporteve nga Kosova, sipas të dhënave të vitit 2021, produktet e mobilierisë zënë vendin e dytë, me 156 milionë euro.

Duke e parë këtë trend, kompania “Antracit” që merret me shitjen e aksesorëve për mobilie e kuzhina, ka siguruar përfaqësimin për Kosovë të super brendit Hettich, në mënyrë që ti mundësojë prodhuesve kosovarë rritjen e konkurrencës në tregjet e jashtme, në saje të përdorimit të aksesorëve të klasit botëror në produktet e tyre.

“Marrëveshja jonë me kompaninë gjermane ‘Hettich’ mundëson që produktet e mobilierisë e kuzhinave ‘Made in Kosova’ të punohen me aksesorë të cilësisë së lartë, ashtu që të përmbushen të gjitha pritjet, standardet e kërkesat për cilësi të tregut evropian”, thotë Blerim Oseku nga kompania “Antracit”.

Prodhuesit e mëdhenj nga ky sektor, kanë njohuri për produktet e “Hettich”, pasi bëhet fjalë për një superbrend me një traditë të operimit prej vitit 1888, ku në gjirin e saj ka mbi 7,000 të punësuar me shtrirje në 80 shtete të botës, të cilët punojnë drejt një objektivi: zhvillimin e teknologjisë inteligjente për mobilie, për të emocionuar njerëzit anembanë globit. Kësisoj “Hettich” është një partner i vlefshëm për industrinë e mobilieve, meqë vlerat që përfaqëson ky brend janë cilësia dhe inovacioni, që shoqërohen me besueshmërinë dhe afërsinë me klientët.


“Hettich” dallohet për faktin se ndërthur në mënyrë të përkryer teknologjinë, funksionalitetin dhe dizajnin inteligjent. Kjo kompani gjermane zhvillon dhe prodhon një gamë të gjerë pajisjesh, nga sistemet e sirtarëve dhe mbajtëseve deri te menteshat, dorezat dekorative si dhe pajisje për dyer të palosshme dhe rrëshqitëse. E tërë kjo realizohet me idenë se mobiliet e mira kanë nevojë për zgjidhje të mira – për shtëpinë, botën e punës dhe cilësinë e jetës. Një qasje e tillë ka mundësuar që të jetë edhe fitues i çmimeve prestigjioze botërore për dizajn, inovacion e cilësi.

“Gjatë hulumtimeve tona jemi përqendruar që ti gjejmë aksesorët më të mirë për industrinë e mobilieve dhe kuzhinave. Këtë e kemi gjetur te ‘Hettich’ dhe jemi angazhuar shumë që ta sjellim në tregun e Kosovës, marrë  parasysh edhe faktin se për rangun e vet i ka çmimet më të volitshme”, thekson Oseku, duke nënvizuar se të gjitha produktet e këtij brendi vijnë me garanci shumëvjeçare.

Në të njëjtën kohë, përkundër telasheve në nivelin global në zinxhirin e furnizimit, “Hettich” ka kapacitet të mjaftueshëm të prodhimit, si dhe mundëson furnizim konstant, përderisa “Antracit” ka shfrytëzuar të gjitha resurset e veta që aksesorët të jenë në dispozicion të prodhuesve vendorë, ku tashmë edhe janë lidhur disa marrëveshje me prodhuesit me renome në Kosovë.

“Antracit” është kompani me seli në Prizren që distribuon në tërë territorin e Kosovës aksesorë për mobilie dhe kuzhina, me një përvojë 25 vjeçare në këtë sektor.

Të gjithë të interesuarit për produktet e brendit gjerman “Hettich” mund ti vizitojnë zyrat e kompanisë “Antracit” në Prizren, apo të kontaktojnë përmes telefonit 044 666 565 dhe e-mailit info@antracit.net

Gjithashtu për më shumë hollësi mund të vizitojnë web faqen e kompanisë www.antracit.net  apo në rrjetet sociale facebook dhe instagram.

Artikull i sponzorizuar