LAJMI I FUNDIT:

Antibiotikë nga djersa e njeriut

Antibiotikë nga djersa e njeriut

Shkencëtarët pohojnë se antibiotikët e bërë nga djersa e njeriut do të mund të ishin efektivë në luftën kundër super-baktereve dhe llojeve vdekjeprurëse të tuberkulozes.

Substanca kimike me emrin dermcidin depërton membranën e dëmshme të mikrobeve dhe i vret ato. Shkencëtarët shpresojnë që të zhvillojnë ilaçe të reja në bazë të molekulave, në mënyrë që të kontrollohet zhvillimi i baktereve dhe të zbulohet struktura e tyre atomike.

Dr. Ulrich Zachariae nga Universiteti i Edinburgut thotë: “Tani kur e dimë se si ndikon ky antibiotik natyral, mund ta përdorim në luftë kundër infeksioneve". Shkencëtarët deri tani kanë zbuluar 1.700 llojeve të antibiotikëve natyralë, ndërsa dermcidini përhapet përmes gjëndrave të djersës, ndërsa kur e lëndojmë lëkurën ose kur na kafshon mushkonja ai ndikon shumë shpejtë.


Kjo substancë, e cila i takon peptideve kundër mikrobeve, është më efikase sesa antibiotikët tradicionalë, për shkak se bakteret nuk mund të zhvillojnë shpejt rezistencë kundër saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori