LAJMI I FUNDIT:

Anna Oxa e pakënaqur me Sanremon

Anna Oxa e pakënaqur me Sanremon

Anna Oxa u ka shpallur “luftë” drejtuesve të festivalit të famshëm italian të muzikës, Sanremo, pasi që nuk është përzgjedhur për të qenë pjesë e finales së edicionit të sivjetmë.

Këngëtarja me orgjinë shqiptare thotë se Sanremo më nuk e ka kualitetin e dikurshëm dhe se tash reflekton edhe realitetin kulturor, social dhe edhe atë politik.

“Pyeta ata që ishin në komisionin e përzgjedhjeve. Gjendesha në 14 finalistët gjysmë ore përpara publikimit të emrave. Dhe më pas jam hequr, pas një zënke të çmendur”.


“Pse? Pasi jam një ‘qen kuturu, i lirë’, që nuk i përkas askujt. Ky festival duket një nënprodukut i koncerteve të 1 Majit. Që nuk është muzikë, por event. Dhe Fazio është ‘i bukuri’ i pushtetit politik”, ka thënë Oxa për “Corriere della sera”.

“Sigurisht që nuk kemi rënë kurrë kaq poshtë. Sot të rinjtë përdoren, hidhen në garë pa përgatitjen e përshtatshme. Sanremo është një pasqyrë e degradimit të vendit, ku krijimtaria nuk vlerësohet. Por unë jam e vetme në këtë akt drejtësie”, ka shtuar më tej këngëtarja, përcjell Shekulli.

Ajo i ka bërë thirrje publikut të mos votojë në netët finale të festivalit, më 24 dhe 25 shkurt. /Telegrafi/