Site icon Telegrafi

“Anna” e Norës dhe Gjikos arrin një milion klikime për një ditë

Gjiko dhe Nora në klipin e ri "Anna" (Foto: YouTube)

Dje (e premte), artistët e njohur të estradës shqiptare, Nora Istrefi dhe Gjiko, publikuan këngën e re, “Anna”.

Me paraqitjen atraktive të dy yjeve, kënga e tyre u mirëprit nga publiku dhe vetëm për një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe vet reperi Gjiko, ndërsa falënderoi fansat e tij për përkrahjen që iu është dhënë.

Falënderimin vendosi ta bëjë përmes një postimi të publikuar në Instagram, nga i cili me anë të gishtit tregues lë të kuptohet për milionëshin e parë.

“Një milion Anna, faleminderit të gjithëve për përkrahjen që jeni duke bërë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Nora dhe Gjiko publikojnë klipin e këngës “Anna”

Se projekti i dyshes u mirëprit nga të gjithë dëshmohet edhe me komentet pozitive që kanë marrë në rrjetet sociale.

Kjo këngë e Norës dhe Gjikos momentalisht është ndër më të preferuarat e publikut me të cilën duket se do e përmbyllin vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version