Anketë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ndarë rreth vaksinimit kundër COVID-19
Qytetarët e vendit janë të ndarë rreth pyetjes se a do të vaksinohen kundër Kovid-19 dhe a mendojnë se kërcënimi nga virusi korona është i tepruar, tregojnë rezultatet nga hulumtimi të “Brima Gallup” i bërë e me anketë përmes telefonit me mostrën reprezentuese nga 500 të anketuar.
Në pyetjen “nëse ka vaksinë të re për virusin korona dhe bëhet publikisht e kapshme dhe konsiderohet si e sigurt dhe efikase, unë do ta merrja”, 49 për qind nga të anketuarit në vend janë përgjigjur negativisht, gjegjësisht 23 për qind “nuk pajtohen”, ndërsa 26 për qind “aspak nuk pajtohen” me deklaratë, përderisa 40 për qind kanë dhënë përgjigje të konfirmuar, gjegjësisht 16 për qind “plotësisht pajtohen”, ndërsa 24 për qind “pajtohen”. Vetëm 12 për qind nga të anketuarit nuk kanë qëndrim konkret për këtë pyetje.
Ndarja e njëjtë ekziston rreth pyetjes se a konsideroni se kërcënimi nga virusi korona është i tepërt. Kështu, 49 për qind nga të anketuarit në vend konsiderojnë se kërcënimin “është i tepërt”, përqindje e njejtë konsiderojnë se “kërcimin nuk është i tepërt”,ndërsa 2 për qind janë përgjigjur “nuk e di”.
Qytetarët e Maqedonisë të përfshirë ne anketë ishin pyetur edhe për mendimin e tyre “çka do të bënin shumica e popullsisë në vendin tonë, nëse vaksina e re për virusin korona bëhet publikisht e kapshme dhe konsiderohet si e sigurt dhe efikase”?, me çka 28 për qind janë përgjigjur se “shumica e qytetarëve do të pajtohen që ta marrin vaksinën”, 31 për qind se “nuk do të pajtohen” dhe 36 për qind se “qytetarët do të jenë të pavendosur”.
Sa i përket gatishmërisë personale të të anketuarve për vaksinim në përgjithësi edhe ndikimi i pandemisë së virusit korona ndaj gatishmërisë së tyre që të vaksinohen, 39 për qind janë përgjigjur se pandemia globale “e ka rritur gatishmërinë e tyre që të vaksinohen”, gjegjësisht te 13 për qind “shumë e ka rritur”, ndërsa te 26 për qind “deri diku e ka rritur gatishmërinë”, përderisa nga ana tjetër, 26 për qind janë deklaruar se “pandemia e ka ulur gatishmërinë e tyre që të vaksinohen”, gjegjësisht për 13 për qind “deri diku e ka ulur gatishmërinë e tyre”, ndërsa për 13 për qind të tjerë “shumë e ka ulur”. Madje te 34 për qind e të anketuarve ndikimi i pandemisë nuk e ka ndryshuar pikëpamjen e tyre për vaksinat.
Sa i përket pyetjes “a do të thoni se pandemia globale e virusit korona (Kovid-19) e rriti gatishmërinë e qytetarëve që të vaksinohen, e uli ose mbeti e pandryshuar?”, 43 për qind e të anketuarve konsiderojnë se pandemia ka ndikuar për rritjen e gatishmërisë së tyre që të marrin vaksinë, te 29 për qind e ka ulur gatishmërinë, ndërsa për 20 për qind të qytetarëve në vend pandemia nuk ka ndikuar që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për marrjen e vaksinës.
Madje 76 për qind e të anketuarve do ta sakrifikonin të drejtat e tyre të njeriut nëse kjo ndihmon që të pengohet përhapja e virusit. Nga të anketuarit 35 për qind “plotësisht pajtohen”, ndërsa 41 për qind “pajtohen” me deklaratën, “do t’i sakrifikonte të drejtat e tij të njeriut nëse kjo ndihmon që të pengohet përhapja e virusit”. Nga ana tjetër, 21 për qind nuk pajtohen me këtë deklaratë, gjegjësisht 18 për qind “nuk pajtohen”, ndërsa vetëm tre për qind “aspak nuk pajtohen”. Tre për qind e të anketuarve ishin pa përgjigje për këtë pyetje.
Qytetarët në vend janë të ndarë në qëndrimet e tyre edhe për pyetjen “a po përballet Qeveria mirë me virusin korona?”. Më shumë se gjysma e të anketuarve ose 54 për qind konsiderojnë se Qeveria “nuk po përballet mirë”, 44 për qind kanë qëndrim pozitiv për këtë çështje, gjegjësisht 8 për qind e të anketuarve “plotësisht pajtohen”, 36 për qind “pajtohen”. Vetëm dy për qind të anketuarve nuk janë deklaruar për këtë pyetje.
Sa i përket kufizimeve për udhëtim mes vendeve, mbizotëron qëndrim pozitiv te të anketuarit, kështu që 70 për qind e të anketuarve pajtohen me këto restrikcione, 27 për qind nuk pajtohen, ndërsa tre për qind nuk kanë dhënë përgjigje të tyre.
Në nivel global, anketa tregon se njerëzit ende janë të mobilizuar kundër kërcënimit nga Kovid-19, me shpresë se vaksinat do të japin rezultate. Në krahasim me pranverën e kaluar, rreziku nga sëmundja gjithashtu konsiderohet si i lartë, por tani njerëzve përgjatë botës iu duket pak e tepërt. Qëndrimet drejtë vaksinave janë kryesisht pozitive, edhe hija e dyshimit ende është e madhe, madje edhe mbisundon në numër të madh të njerëzve. Kufizimet për udhëtim janë gjerësisht të pranueshme si mjet për luftë kundër pandemisë, ndërsa sakrifikimi i të drejtave të njeriut, gjithashtu, nuk janë pa kritika. Mbështetja e qeverive për përballje me pandeminë me Kovid-19 është ende i lartë, por bie dalëngadalë.
Hulumtimi ka përfshirë 47 vende të botës dhe rreth 45.000 qytetarë të rritur, që përfaqëson rreth dy të tretat e popullatës globale. Anketa është bërë nga tetori deri në dhjetor të vitit 2020. Margjina e gabimit për hulumtimin është prej 3 deri 5 për qind në 95 për qind nivel besimi.
Sipas kryetarit të Asociacionit Ndërkombëtar “Gallup Interneshënëll”, Kanço Stojçev, bota e pranoi të ashtuquajturin “normalitet të ri” i lindur në kohë të krizës së koronës, me çka viktima më e madhe është sistemi i vlerave perëndimore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSM kërkon kthimin e shpenzimeve të ushqimit, transportit dhe rritjen e pagës minimale në 450 euro
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Deri në mesditë në burgun e Idrizovës kanë votuar 235 të burgosur, nga gjithsej 887 votues
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj