Site icon Telegrafi

Anisa Veseli shfaqet e mërzitur në BBVK, fillon të qaj

Foto: Screenshot/Instagram

Gjesti dhe Anisa Veseli kanë vazhduar debatet me njëri-tjetrin deri në orët e vona.

Kjo nisi për shkak të cigareve, ku këngëtarja i kërkoi që t’ia gjente, ndonëse artisti pejan vazhdoi ta ngacmonte.

Anisa iu drejtua Gjestit: ‘Po të luti për herë të fundit, a po mi jep cigaret? Po apo Jo?”.

Ky i fundit ia ktheu “si kam cigaret, jo, vazhdo , shkyej tesha, gjuaj tesha, bëj ça të duash s’më intereson ajo punë”.

Pas kësaj, artistja u nis direkt drejt dhomës së gjumit ku mori disa nga rrobat e Gjestit dhe i hodhi në pishinë.

Lexo po ashtu Anisa dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat kryesore të shtëpisë - a do të ketë eliminim?

“Me mua kështu mos luani!”, tha Anisa pas këtij veprimi.

Të njëjtit u përballën sërish në lidhje me këtë, e krejt në fund Anisa u pa e mërzitur dhe filloi të qante, duke u prekur nga gjithë kjo. /Telegrafi/

Exit mobile version