Site icon Telegrafi

Anisa Veseli: E kënaqur se si kanë ecur gjërat e mia në 2022, këtë vit do të realizojë një ‘EP’ tjetër

Një emër jo pak i lakuar prej vitesh në showbizin shqiptar dhe faqet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Prishtina, Anisa Veseli, e cila fillimisht nisi rrugëtimin në këtë industri si blogere, duke u kthyer në një nga personazhet shumë të pëlqyera për publikun.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale, edhe në 2022 solli projekte e këngë të suksesshme.

Anisa Veseli (Foto: Screenshot/Instagram)

Siç edhe ka theksuar, viti që lamë pas ka qenë shumë i ngarkuar për të, por me arritje të mëdha në fushën e muzikës.

E nisi me një ‘EP’, për të vazhduar më pas dhe me këngë të tjera, që u pritën mjaft mirë nga fansat dhe admiruesit që ka fituar ndër vite.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anisa Veseli

Për të treguar më shumë rreth vitit 2022, Anisa në një intervistë për Telegrafin i ka shpalosur të gjitha.

Anisa Veseli (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Vitin 2022 keni qenë aktive dhe e angazhuar me disa këngë, si e përshkruani në tërësi?

Anisa Veseli: “Përshëndetje, faleminderit për ftesën së pari. Viti 2022 ka qenë i ngarkuar për mua kam punuar në projekte të ndryshme muzikë dhe video po ashtu dhe me ‘photoshots’ që disa prej tyre i kam lansuar dhe disa pritet t’i lansoj në vitin 2023, e përshkruaj si një vit të suksesshëm për mua. Çdo gjë ka shkuar ashtu siç unë e kam menduar dhe jam shumë e kënaqur se si kanë ecur gjërat e mia këtë vit”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi: E nisët me një ‘EP’, si u prit nga publiku dhe çfarë mund të thuash rreth atyre projekteve?

Anisa Veseli: “‘EP’ për mua ka qenë vërtetë diçka shumë e madhe ato projekte janë shumë të veçanta dhe më karakterizojnë mua si person, stilin tim sa i përket muzikës. Publiku i ka pritur mjaft mirë se dhe për ta ishte diçka ndryshe nga unë. Eksperiencë shumë e mirë si gjatë krijimit të këngëve gjithashtu dhe videoklipeve”.

Telegrafi: Ndonëse prej vitesh je pjesë e estradës, çfarë e karakterizon vitin 2022? Ndonjë gjë e veçantë që ju ka ndodhur përgjatë këtij viti qoftë në karrierë apo edhe jashtë saj?

Anisa Veseli: “Këtë vit jam përkushtuar më shumë në studio kam punuar në studio më shumë se kurrë, do të thotë eksperiencë për mua, kam lexuar libra të ndryshëm. Studio, ushtrime kam punuar shumë këngë. Dhe po punoj vazhdimisht me gjet veten, e kam eksploruar një pjesë te vetja që më herët nuk e kam parë”.

Anisa Veseli

Telegrafi: Si e vlerëson tregun muzikor dhe sa mendon se ju ka dhënë hapësirë juve si artiste?

Anisa Veseli: “Po nuk është që kam hy për të bërë muzikë dhe që të pres prej ndokujt, unë thjesht e dua muzikën dhe e bëj me shumë qejf. Kujtdo që i ka pëlqyer më ka mbështetur dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur”.

Telegrafi: Po për fansat, ndjekësit e muzikës tuaj? Si i vlerësoni komentet, meqë edhe nganjëherë mund të jenë negative?

Anisa Veseli: “Për fansat dua që t’i falënderoj shumë shumë që çdo herë mundohem të tregohem falënderuese ndaj tyre dhe t’ua kthej në të njëjtën monedhë që i kam përkrah dhe më përkrahin çdo herë, çdo kohë e çdo moment, komentet pozitive i falënderoj gjithmonë por për negativitet nuk kam një mendim, ta mbajnë mendimin për vete se mirë jam unë”.

Telegrafi: A janë artistët e tjerë shqiptarë bashkëpunues? Ke pasur ndonjë ftesë për bashkëpunim, apo ke ndonjë me të cilin nuk ruan raporte të mira?

Anisa Veseli: “Po kemi punuar bashkë me Rzonin, kemi bashkëpunuar me disa artistë por hala nuk ka diçka që mundem ta bëj publike. Kemi punuar edhe disa këngë të tjera me artistë ndërkombvëtar. Shumë shpejt shpresoj që do t’i publikojë”.

Telegrafi: E sheh veten në vazhdim në muzikë, apo e kyçur në ndonjë profesion tjetër?

Anisa Veseli: “Po muzikën e bëj edhe për qejf, bëj këngë shkruaj këngë edhe sa jam në shtëpi non stop rri duke bërë ‘beat’-a e këngë të ndryshme, vetëm në Spotify këtë vit i kam pasur 29 mijë minuta që kam dëgjuar muzikë. Por unë kam kontrata edhe me brende si ‘Fashionnova’ dhe të tjera marka të njohura që bashkëpunoj. Më pëlqen shumë bota e modës. Tash pres në të ardhmen dhe me pjesë të tjera të artit”.

Telegrafi: Çfarë mund të presim nga Anisa në vitin 2023? Cilat janë planet e juaja?

Anisa Veseli: “Në vitin 2023 do vijnë projekte të tjera ndoshta edhe bashkëpunime, ku i dihet, por një lajm ekskluziv që do ta japë për ju ështe që në vitin 2023 do të vijë ‘EP’ ime e dytë”. /Telegrafi/

Exit mobile version