LAJMI I FUNDIT:

Angli, kufizimet anti-COVID shtrihen gjerësisht

Angli, kufizimet anti-COVID shtrihen gjerësisht

Rajoni i Jorkshajërit të Jugut do të përfshihet të shtunën në zonat me kufizimet më të rrepta në fuqi në Angli kundër coronavirusit të ri, në këmbim të një mbështetjeje financiare, njoftuan sot autoritetet lokale.

Ky rajon i veriut të Anglisë me 1,4 milionë banorë do të kalojë në nivelin e alarmit “shumë të lartë”, shkalla e fundit e një sistemi me tre nivele, vendosur nga ekzekutivi britanik.

Ai përfshin ndalimin për familjarë të ndryshëm të takohen, me përjashtime të rralla.

“Drejtuesit vendorë dhe unë kemi siguruar fonde prej 41 milionë sterlina (45 milionë euro) nga qeveria për të mbështetur banorët dhe bizneset”, theksoi Twitter Dan Jarvis, kryetari i bashkisë së Sheffield, raporton ATSh.

Vendi më i prekur në Evropë nga pandemia e COVID-19 me rreth 44 000 të vdekur, Britania e Madhe reagoi për rritjen e kontaminimeve në mënyrë të lokalizuar ndonjëherë përfshirë nga tensionet mes Londrës dhe komuniteteve lokale.

Marrëveshja me Jorkshajërin e Jugut erdhi një ditë pasi kryeministri konservator, Boris Johnson njoftoi kufizime drastike në qytetin e Mançesterit (veriperëndim), pas disa ditësh bllokimi të pasuksesshëm me autoritetet lokale mbi përfitimet ekonomike.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori