Site icon Telegrafi

Anëtarët e shoqatës “Esnaf” kërkojnë lehtësira nga BE-ja për eksportin e produkteve të tyre

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka takuar anëtarët e shoqatës “Esnaf” në Prizren. Këta të fundit kanë shpalosur shqetësimet e tyre në raport me eksportin e produkteve të tyre në vendet e BE-së dhe kanë kërkuar lehtësira në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, interesimi i madh i anëtarësisë nga sektori i prodhimit dhe eksportuesve në shtetet e Bashkimit Evropian ka bërë që kapaciteti i sallës së  konferencave të duket i vogël, raporton Telegrafi.

“Në takimin e zhvilluar, bizneset prodhuese dhe eksportuese në shtetet e BE-së kanë njoftuar ambasadorin Orav me vështirësitë me të cilat përballen gjatë eksportimit të produkteve të tyre. Nga ambasadori u kërkua eliminimi i barrierave për eksport, sigurimi i parakushteve dhe lehtësirave të nevojshme për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe u theksua se këto hapa do të përshpejtonin zhvillimin ekonomik dhe do të krijonin mundësi të reja punësimi”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Orav gjatë qëndrimit në Prizren ka realizuar disa takime. /Telegrafi/

Exit mobile version