LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i Kroacisë në BE, përparësi për prodhimet e Kosovës

Anëtarësimi i Kroacisë në BE, përparësi për prodhimet e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka pritur një delegacion nga Oda Ekonomike e Kroacisë me të cilët ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kroacisë në aspektin ekonomik me theks të veçantë pas anëtarësimit të kësaj të fundit në korrik të këtij vitit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se fakti se të dyja vendet nuk kanë çështje të hapura politike është obligim i përbashkët që ekonominë dhe bashkëpunimin ekonomik ta avancojmë në forma të tjera. “Hyrja e Kroacisë në UE nënkupton një ngritje të çmimeve të produkteve kroate dhe e tëra kjo e vështirëson konkurrencën në këto tregje”, theksoi Gërxhaliu.

Ai theksoi se duhet të shtrihet bashkëpunimi me Odat rajonale në Kroaci dhe në të njëjtën kohë të rishikohet Memorandumi i bashkëpunimit në mes të dyja odave me qëllim të gjetjes së mundësive për qasje të përbashkët me fondet strukturale Evropiane.


Kurse kryetarja e Odës Ekonomike të Kroacisë Milica Rakusa- Martulas tha se tregu i Kosovës nuk është trajtuar siç e meriton pasi që mundësitë e bashkëpunimit kanë qenë për shumë arsye shumë të mëdha por të pa shfrytëzuara. “Jemi të gatshëm që të mobilizohemi sa më shumë dhe besoj se së shpejti do të kemi një forum ekonomik ku do të krijohen ura të reja të bashkëpunimit reciprok”.

Vanxhura nga Oda e Virovitices theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe njëherit shprehi kënaqësinë që katër vite me radhë viziton Kosovën duke pare ndryshime pozitive dhe në të njëjtën kohë mundësi të reja për bashkëpunim. Kemi arritur disa rezultate pozitive por nuk kemi arsye për kënaqësi sepse përvoja e shteteve tjera të posa anëtarësuara në UE na kanë mësuar që të jemi më racional në pritje dhe më aktiv në realizime. /Telegrafi/