Site icon Telegrafi

Ancelotti po tenton t’ia shpëtojë karrierën Sanchezit, gati oferta për transferimin te Napoli

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Renato Sanches of Swansea City looks on during his warm up prior to the Premier League match between Chelsea and Swansea City at Stamford Bridge on November 29, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Renato Sanchez nuk ka kaluar një vit të mirë si huazim te Swansea në elitën e futbollit anglez.

Mesfushori i talentuar portugez humbi hapësirat te Bayernit dhe gjiganti gjerman vendosi ta huazojë në Swansea.

Por portugezi nuk arriti të tregojë asgjë në futbollin anglez duke luajtur në vetëm 12 takime.

Një mundësi tjetër ka ardhur për Sanchezin që të vazhdoj të luaj në nivele të larta.

Mediat italiane kanë raportuar se Carlo Ancelotti po kërkon t’ia shpëtojë karrierën lojtarit e cila është në rënie të lirë.

Sanches gjatë një ndeshje me Bayernin përballë Interit. (Getty Images)

Ish-trajneri i Bayernit po kërkon transferimin e portugezit në Serie A për t’ia dhënë një fanellë titullari.

Napoli është gati të shpenzojë 20 milionë euro për të bindur Bayernin të heqë dorë nga 20 vjeçari.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Monaco në Ligue 1 si dhe Benfica në Portugali. /Telegrafi/

Exit mobile version