LAJMI I FUNDIT:

Analisti ushtarak britanik: Rusët nisin ofensivën e re pas Krishtlindjeve

Analisti ushtarak britanik: Rusët nisin ofensivën e re pas Krishtlindjeve

Profesori Michael Clarke, analist i sigurisë dhe mbrojtjes, ka kritikuar strategjinë ushtarake të Rusisë, e cila mbështet në përdorimin e grupeve taktike të batalionit.

Ai pretendon se grupi përbëhet nga rreth 500 apo 600 pjesëtarë të këmbësorisë, artileri dhe inxhinieri, që do të thotë se grupi ka gjithsej rreth 700 persona, transmeton Telegrafi.

Clarke pretendon se këto grupe të vogla u ofrojnë rusëve fleksibilitet. Megjithatë, pretendon se gjithashtu ato ndoshta nuk janë alternativa më e mirë për të zhvilluar një luftë si ajo që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë.

Ai beson se në këtë lloj lufte duhet të përdoren brigada, njësi prej 5 mijë ushtarë me përqendrim më të madh të artilerisë dhe tankeve.

Ai shtoi se vendet perëndimore kanë bërë luftë me grupe më të vogla luftarake në Afganistan dhe Irak, por ai është i bindur se një luftë si kjo në Ukrainë do të duhej të bëhej me brigada.

Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se forcat ruse kryesisht kanë ndaluar vendosjen e grupeve taktike të batalioneve.

Clarke supozon se një lëvizje e tillë sugjeron se rusët po braktisin plotësisht konceptin ekzistues, dhe po kalojnë në një strategji më të përshtatshme për luftën.

Ai arrin në përfundimin se rusët do të nisin një ofensivë të re pas Krishtlindjeve, por këtë herë me brigada të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori