LAJMI I FUNDIT:

Analisti britanik nga Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se në jug të Ukrainës ka filluar kolapsimi rus

Analisti britanik nga Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se në jug të Ukrainës ka filluar kolapsimi rus

Ed Arnold, analist në Institutin britanik të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Royal United Services, gjatë një interviste dhënë për Sky Neës, ka komentuar zhvillimet e fundit në vijën e frontit në Ukrainë.

Arnold thotë se “Ukraina tashmë ka arritur qëllimin primar politik”, përkatësisht i ka treguar “Perëndimit se mund të çlirojë territorin e saj duke përdorur armët që i janë dërguar nga vendet perëndimore”, transmeton Telegrafi.


“Tani po kalojnë drejt qëllimeve ushtarake. Fillimisht, çlirimin e sa më shumë qyteteve dhe fshatrave para ardhjes së dimrit. Ata duan të sigurohen që territoret nën kontrollin e rusëve, janë nën rrezen e sistemit të tyre me rreze të gjatë, me qëllim që të mund të dobësojnë kapacitetet ruse”, theksoi Arnold.

Analisti britanik thotë se Ukraina nga 24 deri në 48 orët e fundit, ka arritur të çlirojë tetë qytete në jug të rajonit Kherson.

“Fronti rus praktikisht ka filluar të kolapsojë. Kur të ndodhë kjo, ushtarët do të kenë nevojë për eprorë që do t’i trimërojnë, kurse rusët aktualisht këtë nuk e kanë”, bëri të ditur Anrold, duke shtuar se ushtria ruse në jug “nuk ka zënë pozicione të mira mbrojtëse”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Kalo në kategori