Please enter at least 3 characters.

Schumaher nuk do të zgjohet nga koma si Schumaher

2016/01/schumaher-nuk-do-t-euml-zgjohet-nga-koma-si-schumaher_hd.jpg

Specialisti i trurit ka zbuluar gjatë një studimi se ai ka ardhur në konstatime të tilla, teksa mjekët francezë kanë filluar testimet në shtatëherë kampionin e Formula 1.

Kujtojmë se ai u lëndua pasi shkoi për pushime në alpet franceze, kur u përplas aksidentalisht në një territor shkëmbinjsh.

Dhe pasi u operua dhe momentalisht gjendet jashtë rrezikut për jetë, është mjeku Greenwood nga Spitali Universitar i Londrës ai që thotë se një sukses në rehabilitim për gjermanin do të thoshte përshtatja me një jetë krejt tjetër.

“Nëse Schumaher shpëton, ai nuk do të jetë Schumaher”.

“Ai do të jetë Filan Fisteku. Rehabilitimi i tij do të jetë efektiv vetëm nëse ai do të përshtatet me jetën e re si Filan Fisteku”.

“Ky është një proces shumë, shumë i vështirë nëpër të cilin kalojnë njerëzit. Ata duhet të kufizohen në masë të madhe, duhet të kuptojnë se kanë ndryshuar dhe se kush janë”, u shpreh Greenwood.

Michael Schumaher ende po mbahet në koma, teksa gjendja e tij vazhdon të jetë kritike, por jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/