Qëllohet kandidati presidencial në Armeni
01/02/2013
Shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë ka marrë vesh se Paruyr Hairikian është qëlluar në shpatull nga sulmues ende i paidentifikuar.
Lideri 63-vjeçar i opozitës thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. Ai është vizituar nga disa përfaqësues politikë në spital, përfshirë kryeministrin Tigran Sarkisian, i cili ka dënuar sulmin.
Hairikian ka kaluar një total prej 11 vjetësh në burgjet sovjetike për shkak të anëtarësimit të tij në një organizatë klandestine politike.
Ai është njëri nga tetë kandidatët për zgjedhjet presidenciale të 18 shkurtit, të cilat pritet t'i fitojë presidenti i tanishëm, Serge Sarkisian. /Telegrafi/


