Please enter at least 3 characters.

Prezantohet filmi "Lorik" për kapitenin legjendar Lorik Cana

2018/12/LorikCana-fk.jpg

Digitalb dhe GjirafaStudios prezantojnë filmit dokumentar “Lorik”, i realizuar nga gazetari Andi Deçka.

Dokumentari i kushtohet jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Vet ikona e futbollit shqiptar dhe njerëzit e afërt me të, të cilët ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe futbollist - rrëfejnë për karrierën e tij.

Filmi është realizuar nga Digitalb në  bashkëpunimin e fondacionit “Lorik Cana 5”, ndërsa në dokumentar marrin pjesë edhe personalitete të tjera të njohura.

Nga futbollistët, pjesë e dokumentarit janë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën, si edhe Gheorge Hagi e Pape Diouf.

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Bashkëshortja e kapitenit legjendar, Monica, nuk mungon në këtë dokumentar, si edhe babai i tij, Agim Cana.

Për muzikën janë kujdesur Shkëlzen Doli dhe Endri Sina, derisa në njoftimin e mëhershëm për këtë film, Loriku ishte shprehur i entuziazmuar. /Telegrafi/