Please enter at least 3 characters.

Luftimet në Mali, 78 të vrarë

2016/01/f.0223163033834_m.jpg

Franca ndërhyri muajin e kaluar për të ndihmuar ushtrinë maliane në zmbrapsjen e militantëve islamik, të cilët kishin pushtuar rajonet veriore të Malit, gjatë vitit 2012.

Mijëra ushtarë nga vendet afrikane janë vendosur gjithashtu në Mali, që prej asaj kohe. Përplasjet e fundit ndodhën në malet e Ifoghas, një rajon malor i braktisur në Kidal, pranë kufirit me Algjerinë.

Kryengritësit besohen të kenë kërkuar strehim si refugjatë, pasi u detyruan të largohen nga qendrat kryesore të banimit. 5 automjete të kryengritësve janë shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra, gjatë së premtes, bëri të ditur ushtria e Çadit.

Luftimet mes kryengritësve islamik dhe ushtarëve malianë, të mbështetur nga ushtarët francezë, kanë vazhduar gjithashtu edhe në qytetin qendror të Gaos. /Telegrafi/