Loja spekulative e medieve
Spekulimet e disa medieve dhe demantimi i këtyre spekulimeve nga disa media tjera, sigurisht që ndikojnë edhe perceptimet e qytetarëve. Dihet se këto spekulime po bëhen nga disa media edhe me qëllim që të rritin praninë e tyre tek qytetarët, por pas një kohë të shkurtër e vërteta po del në shesh dhe të dëmtuarit e gjithë kësaj situate të krijuar do të jenë ato media, e jo individët për të cilët është spekuluar.
Këto ditë jemi dëshmitarë të spekulimeve të shumta të disa medieve, të cilat po e shfrytëzojnë situatën aktuale politike për të bërë spekulime të përditshme. Është bërë diçka e zakonshme që spekulimet të bëhen përmes të ashtuquajturave “burime anonime” apo “burime brenda institucionit përkatës”, por në të shumtën e rasteve këto “burime”, rezultojnë të jenë gënjeshtra të kulluara dhe pa asnjë bazë.
Shikuar me një dioptri sociologjike këto spekulime kanë ndikim të madh tek qytetarët e vendit, sepse tek ata krijohet një paqartësi e madhe për situatat përkatëse, për të cilat interesimi i tyre është shumë i madh, pasi që zhvillimet e fundit janë të lidhura ngushtë edhe me të ardhmen e vendit të tyre.
Lansimi i këtyre “informacioneve” tek qytetarët e vendit krijon edhe një mosbesim tek mediet në përgjithësi, pasi që qytetarët dikur do të lodhën me gënjeshtra të vazhdueshme të disa medieve, të cilat e kanë qëllim vetëm që të lansojnë “informacione” bombastike, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por fatkeqësisht këto “informacione” i lansojnë pa pasur qasje në të vërtetën, apo ndoshta nuk u intereson fare e vërteta.
Spekulimet e disa medieve dhe demantimi i këtyre spekulimeve nga disa media tjera, sigurisht që ndikojnë edhe perceptimet e qytetarëve. Dihet se këto spekulime po bëhen edhe që disa medie të rritin praninë e tyre tek qytetarët, por pas një kohë të shkurtër e vërteta po del në shesh dhe të dëmtuarit e gjithë kësaj situate të krijuar do të jenë pikërisht ato media, e jo individët për të cilët është spekuluar.
Spekulime të mëdha të disa medieve kanë filluar më të madhe, duke u nisur nga gënjeshtrat se Ramë Manaj do të merrte postin e presidentit të vendit. Spekulime të mëdha janë bërë edhe në lidhje kandidimin eventual të Isa Mustafës për kryetarë të LDK-së. Edhe pse i pari i Prishtinës i kishte demantuar këto informata, prapë se prapë se prapë disa media po vazhdojnë me spekulime të tilla.
Por a duhet që Komisioni Pavarur i Medieve të merret me këto spekulime, pasi që mund të themi se po shkelet etika gazetareske dhe po spekulohet për individë pa asnjë bazë informacioni. Qëllimi i këtyre spekulimeve është që të sulmohet një subjekt politik, apo disa individ brenda saj, mirëpo kjo mënyrë e spekulimit më të vërtet është e pa pranueshme. Pra, disa media po e përdorin këtë situatë (e cila është e ndjeshme politikisht) dhe po u shërbejnë informacione spekulative qytetarëve, dhe për këtë arsye qytetarëve të vendit i është krijuar një perde e mjegullt se çka po ndodh më të vërtetë me proceset politike në vend.
Mediet që po merren me spekulime të tilla duhet që ta kuptojnë se mënyra e spekulimit (qëllimi i së cilës është të lansojnë lajme “ekskluzive dhe bombastike”), nuk shkon në të mirë të vetë atyre, sepse ato dëmtojnë vetën e tyre, imazhin dhe besimin që e kanë pasur. Prandaj, kërkesë e çdo qytetari të vendit do të ishte që të mos keqpërdoret kjo situatë politike e krijuar për të bërë spekulime, por të punohet në mënyrë racionale dhe pragmatike që t’i ofrohen qytetarëve të vendit informacione reale të drejta dhe të paanshme, e jo të ofrohen informacione spekulative, tendencioze, duke aluduar mbi bazën e “burimeve anonime”, të cilat shpejt po vërtetohen se janë të pa qëndrueshme dhe të pabaza.


