Please enter at least 3 characters.

Kosova mposhtet nga Çekia në gjysmëfinalen e Dota 2, por ka ende mundësi të bëhet finaliste nga kategoria 'lower-bracket'

2021/11/257931984_272501441486376_798289356160796940_n.jpg

Kosova ka humbur në gjysmëfinalen e Dota 2 kundër Republikës Çeke në turnirin E-Sports “IESF World Championship Eilat 2021”, që po zhvillohet në Izrael.

Ndonëse ekipi ynë përfaqësues fitoi lojën e parë kundër Çekisë, kjo e fundit e ktheu rezultatin me 2:1.

Por këtu nuk përfundon gjithçka, Kosova tani shkon direkt në gjysmëfinalen e kategorisë së ulët (lower-bracket) dhe ka ende mundësi që të bëhet finaliste në garën e DotA 2.

Në gjysmëfinalen e kategorisë së ulët, vendi ynë mund të përballet me Suedinë ose Izraelin, pasi ende nuk ka përfunduar raundi i dytë i kësaj kategorie. /Telegrafi/