Johansson fytyrë e re e Mangos
28/05/2009
Aktorja do të jetë në ballë të kampanjës së firmës për sezonin vjeshtë/dimër 2009. Menaxherët e kompanisë thonë se aktorja e filmit “Lost In Translation”, personifikon kualitetet “elegante, e pavarur dhe kozmopolite” të vajzës Mango.
Scarlet Johansson do ta zëvendësojë aktoren spanjolle Penelope Cruz e cila së fundi ka qenë fytyra e kësaj linje të veshjeve për femra.


