Please enter at least 3 characters.

Hillary Clinton, favorite për presidente

2016/01/f.0309170226400_m.jpg

Instituti Quinnipiac ka pyetur afro 2,000 votues të regjistruar për të zgjedhur në mes të Clintonit dhe tre burrave, të përmendur shpesh si kandidatë potencialë për Shtëpinë e Bardhë: guvernatorit të Nju Xhërsit, Christopher Christie, senatorit nga Florida, Marco Rubio, dhe anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili vjen nga Uiskonsini, transmeton Rel.

Sipas rezultateve të anketës, Clinton ka mundur me lehtësi të tre ata me 8 pikë përparësi, respektivisht 16 dhe 12.

Anketa po ashtu ka treguar se nënpresidenti Jospeh Biden do të mundte Ryanin dhe Rubion, por do të humbte nga Christie.

Clinton ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretares së shtetit muajin e kaluar. /Telegrafi/