Eminem dëshiron të bashkëpunojë me Lil Wayne
27/04/2009
Krijuesi i hitit “The Slim Shady”, së fundi lavdëroi Lil Wayne duke thënë se ai e ka mbajtur hip-hopin gjallë gjatë pauzës së tij nga muzika, dhe ka zbuluar se është i hapur për bashkëpunim me të.
“Nuk ka pasur kohë për mua të dal dhe të realizoj bashkëpunime së fundi, pasi kam qenë shumë i mbyllur në studio. Jam i hapur për gjithçka. Ka shumë artistë në lojë dhe i respektoj, veçanërisht tash”, ka thënë Eminem.


