Please enter at least 3 characters.

‘Cunami’ në DR

2016/01/f.0506195902125_m.jpg

Ish deputeti Rushiti tha se janë larguar edhe kandidatët e tjerë për deputet pasi nuk dëshirojnë të jenë pjesë e partisë e cila sipas tij, nga drejtuesit e saj shihet si firmë partiake në shërbim të klaneve të ngushta. Përpos Sulejman Rushitit, DR-në e kanë braktisur edhe 24 anëtarë të degës së Gostivarit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i DR-së. Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arjanit Hoxha, tha për ALSAT M se DR-ja nuk është në krizë. Ai tha se largimi i Sulejman Rushitit nga radhët e DR-së është bërë për shkak të kapricove personale të tij

“Personi në fjalë i cili sot është larguar nga DR është i vetmi folës në kuvendin e DR-së dje dhe i cili pa përkrahjen e të tjerëve vet personalisht kërkoi që të jetë bartës i listës gjë që nuk u pranua nga kuvendi i DR-së duke pasur parasysh aktivitetin e deritanishëm të tij në kuadër të njësisë zgjedhore numër gjashtë”.

“Prandaj ne kategorikisht i hedhim poshtë të gjitha pretendimet se DR në Gostivar sot është shuar. Promovimi personal dhe kërkesa personale për bartës liste nuk është asgjë tjetër vetëm është një kapriç personal i dikujt që dëshiron të prish një ide të tërë siç është DR-ja”, tha Hoxha. /Telegrafi/