Please enter at least 3 characters.

Çamët bashkohen në një parti

2016/01/f.0217184635645_m.jpg

Dy partitë çame, PDU dhe PDI zyrtarizuan të enjten bashkimin e tyre në një të vetme. Kryetari i PDIU-së do të jetë Shpëtim Idrizi ndërsa Tahir Muhedi do të jetë president nderi i kësaj partie, e cila në Parlament do të përfaqësohet nga dy deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, ka thënë se kjo është një ditë e çmuar për komunitetin çam pasi bashkimi do të sjellë një rrugë të re për çështjen çame. /Telegrafi/