Buffon për Unitedin: Ata janë të verbër
Francezi refuzoi të nënshkruante me Manchester Unitedin për shkak të frustrimit për mos aktivizim nga Sir Alex Ferguson dhe tani pasi po shkëlqen për Juventusin, Buffon po mundon që të kuptojë se si nuk ka mundur United ta vërejë talentin e lojtarit.
“Unë votova për Andra Pirlon, Ronaldon dhe Messin për Topin e Artë”.
“Pirlo sepse ai është më i miri në rolin e tij, Ronaldo sepse ishte më i miri në vitin 2013 dhe Messin për shkak se është më i miri në historinë e futbollit”.
“Në të ardhmen do të votoja edhe për Pogban. Ai është lojtar që ju lë gojëhapur. Unë dhe bashkëlojtarët e mi, edhe pas stërvitjes së tretë dhe të katërt kur ai ishte thjesht i panjohur për ne, çuditeshim dhe pyesnim veten nëse ata në Manchester United janë njerëz të verbër”, ka deklaruar Buffon. /Telegrafi/


