LAJMI I FUNDIT:

Ami pëlqen “adrenalinën e skijimit”

Ami pëlqen “adrenalinën e skijimit”

Amarda Toska, bukuroshja e ekranit, thotë se ajo do të shfrytëzojë pushimin dimëror për t’u kënaqur me adrenalinën që ofron skijimi.

Ami ka dhënë një intervistë për “Bluetooth”, ku pasi ka folur për momentet e mira dhe jo të mira të vitit 2012, ka folur edhe për një hobi të sajin, skijimin, dhe dhuratën me “puthje të pafund” që do t’ia japë bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit.

“Unë vetë pres disa ditë pushimi për ski. Më ka marrë malli të riprovoj adrenalinën që më dhuron skijimi”.


“Ndërsa sa i takon dhuratës që do t’i bëj Ermalit, është një gjë që nuk thuhet. Ah po, mund të them vetëm që do t’i dhuroj pafund puthje”, ka thënë Ami. /Telegrafi/