LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët dhe gjermanët rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO: Aktualisht nuk është koha për këtë

Amerikanët dhe gjermanët rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO: Aktualisht nuk është koha për këtë

Pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një dokument të premten në të cilin kërkoi të bëhet pjesë e NATOS, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ishte ndër të parat që foli, duke thënë se ajo nuk shihte asnjë shans që Ukraina të anëtarësohej shumë shpejt në këtë aleancë ushtarake.

“Unë e kuptoj dëshirën e Ukrainës për anëtarësim të hershëm. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, por gjithashtu e kemi theksuar qartë që nga dita e parë se kemi përgjegjësi për të siguruar që lufta të mos përhapet në vendet e tjera dhe se NATO nuk bëhet një partner lufte. Kjo është ende e vërtetë sot”, tha Baerbock.

Për vendimin e Ukrainës është shprehur edhe Shtëpia e Bardhë, më konkretisht këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili ka folur për seriozitetin e vendimit të Ukrainës, raporton skynews.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se ne mbështesim një politikë të dyerve të hapura për NATO-n. Çdo vendim për anëtarësimin në NATO merret në kordinim me 30 aleatët. Aktualisht, pikëpamja jonë është se mënyra më e mirë për të mbështetur Ukrainën është në terren. Anëtarësimi në NATO duhet lënë për një kohë tjetër”, përfundoi Sullivan.

Kujtojmë se pasi Rusia njoftoi dje aneksimin e territoreve ukrainase, Kievi njoftoi se duan të anëtarësohen në NATO me procedurë të përshpejtuar.

“De fakto, ne jemi anëtarësuar tashmë në NATO. De fakto, ne kemi provuar tashmë përputhshmërinë me standardet e Aleancës. Sot Ukraina po aplikon për ta bërë atë de jure. Përmes një procedure që do të kënaqë rëndësinë tonë për mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë. Në Ne po ndërmarrim hapin tonë vendimtar duke nënshkruar përpjekjen që Ukraina t’i bashkohet NATO-s shpejt”, tha Zelensky.

Megjithatë, ajo që duhet theksuar është parakushti që NATO vendos për të gjitha vendet kandidate. I referohet në radhë të parë faktit që shteti nuk guxon të përfshihet në konflikte dhe mosmarrëveshje ndërkombëtare kur bëhet fjalë për kufijtë.

Duke marrë parasysh situatën në Ukrainë dhe luftën që po zhvillohet kundër Rusisë, duket se ende nuk është reale të diskutohet për hyrjen e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori