Dona flet gjatë me Ambrën. Ajo sqarohet për flaktin që e vlerësoi atë dhe Elsamedin si çift fals dhe më pas i jep edhe këshilla mbi lojën.
Por dy vajzat flasin edhe për banorët veçanërisht. Ambra thotë se Olsi i pëlqen shumë.
“Kur flet ose kur ngacmon Fiorentinën me ndonjë gjë më pëlqen. Ai di ku të bëjë lojëra dhe ku të flasë seriozisht”, thotë Ambra.
Edhe Dona nuk ka mendim të keq për të. “Është shumë i qet, gazmor, por ka një pikë që e kalon. E ka tipin shumë të lezeçëm dhe nuk e merr çdo gjë kot”, thotë Dona për Olsin.