Fabrika, biznesi apo edhe zyrat tuaj mund të fillojnë menjëherë punën në një objekt të kompletuar dhe shumë të përshtatshëm për çfarëdo veprimtarie.

Është partneri juaj Telegrafi Real Estete që ua gjen objektin afarist të gatshëm në lagjen shumë të frekuentuar dhe me pozitë ideale strategjike si Veternik.

Gjithçka që duhet të dini për ambientin e biznesit

Ky objekt është vendi ku deri vonë ishte i hapur super-marketi MAXI dhe gjendet pikërisht përballje Gorenjes.

Hapësira totale e objektit është 3,850 m2, prej tyre 2,700 m2 të shfrytëzueshme për afarizëm dhe 1150 m2 parking nëntokësor.

Objekti gjithashtu posedon edhe më shumë se 70 vend parkime te hapura, ka sistem ventilimi dhe ngrohje. Me flete poseduese dhe leje ndërtimi.

Objekti posedon edhe 7.5 ari mbrapa, e cila ka leje ndërtimi deri në 5 kate (nuk është e përfshirë ne çmim).

Detajet e ambientit të biznesit me qira

3,850 m2

2,700 m2 afarizëm

1150 m2 parking nëntokësor

70 vende parkimi

Video e objektit me qira

Kontakti

Invest RealEstate

Garibaldi 23/4 – 10000, Prishtinë

+383 43 400 400

info@invest-realestate.com