LAJMI I FUNDIT:

Amber ​Heard kërkon që Johnny Depp t’i nënshtrohet vlerësimit të shëndetit mendor

Amber ​Heard kërkon që Johnny Depp t’i nënshtrohet vlerësimit të shëndetit mendor

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga revista The Blast, Heard, e cila u nda nga Depp në vitin 2016, ajo po u kërkon gjykatave të detyrojnë aktorin të përfundojë një ekzaminim të shëndetit mendor ose një “vlerësim të pavarur mendor”, duke vënë në dyshim gjendjen e tij aktuale mendore.

“Marrëdhënia e Johnny me realitetin lëkundet, në varësi të bashkëveprimit të tij me alkoolin dhe drogën,” shkroi Amber Heard në dokumentet e gjykatës.

“Ndërsa paranoja e Johnny, mashtrimet dhe agresiviteti u rritën gjatë gjithë marrëdhënies sonë, po kështu ka edhe vetëdijen time për abuzimin e tij të vazhdueshëm me substancat,” shton ajo.Ekipi i Depp është përgjigjur ndaj kërkesës, duke paraqitur dokumente që insistojnë se kërkesa e Heard është ndërhyrje në privatësi.

Ata gjithashtu argumentojnë se ngjarjet që mund ose nuk mund të kenë ndodhur midis ish-çiftit nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen e tij aktuale mendore, transmeton KosovaPress.

“Kjo është një shpifje pasi Depp nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor ose gjendje. Kështu, gjendja mendore e Depp nuk është ‘kontroverse’ dhe nuk ekziston asnjë arsye për t’iu nënshtruar një vlerësimi shëndetësor psikik”, kanë shkruar avokatët e tij në përgjigjen e tyre.

Vitin e kaluar, aktori i “Pirates of the Caribbean” ngriti një padi 50 milionë dollarë për shpifje ndaj ish-gruas së tij, me të cilën ishte martuar për pak më shumë se një vit.

56-vjeçari ngriti padi në përgjigje të një shkrimi të 33-vjeçares në ‘Washington Post’, ku ajo tregon përvojën e saj si viktimë e abuzimit në familje, por në të cilën nuk përmendet në mënyrë specifike Depp, por që indirekt tregon se ai ishte dhunuesi.

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori