Site icon Telegrafi

Ambasadori Angılı viziton KDTP-në në Prizren, diskutohen zhvillimet aktuale

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı ka vizituar selinë e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prizren.

Sipas njoftimit të KDTP-së, ambasadori Angılı gjatë kësaj vizite është informuar mbi rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës si dhe për zhvillimet aktuale.

“Gjatë takimit, janë diskutuar hapat që do të ndërmerren në përputhje me të drejtat dhe interesat e komunitetit turk në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit shoqëror”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Krahas kësaj, KDTP ka bërë të ditur se së shpejti do të vazhdohet puna bashkë me pjesëmarrjen e kryetarit të përgjithshëm dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Lexo po ashtu Gjykata Themelore e Prizrenit cakton masën e arrestit shtëpiak ndaj ministrit Damka dhe nipit të tij

Gjykata Themelore e Prizrenit, ditë më parë, ka njoftuar se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale sulm dhe kanosje.

“Falënderojmë ambasadorin për vizitën e tij të përzemërt”, përfundon njoftimi i KDTP-së. /Telegrafi/

Exit mobile version