LAJMI I FUNDIT:

Ambasadoret e Kosovës

Ambasadoret e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), të premten, ka vendosur përfundimisht se kush do të jenë ambasadoret e ardhshme që do ta përfaqësojnë Kosovën në tre shtete të ndryshme.

Burime të besueshme brenda kësaj ministrie, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Zërit se ish-kryetarja e bordit të RTK-së, Vjosa Dobruna, dhe dy këshilltaret e kryeministrit Hashim Thaçi, Mimoza Ahmetaj dhe Dhurata Hoxhaj, do të jenë ambasadoret e ardhshme.

“Vjosa Dobruna do të shkojë ambasadore në Romë, Mimoza Ahmetaj në Republikën e Sllovenisë, por nuk është ende e qartë se ku do ta dërgojmë Dhurata Hoxhën”, ka thënë ky burim.


Përzgjedhjen e kandidateve për ambasadore e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi, i cili ka thënë se kjo listë së shpejti do t’i dërgohet Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme për shqyrtim.

Nga ana tjetër, Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme është mbledhur të premten, por në mbledhje nuk është diskutuar për emra, meqenëse anëtarët e këtij komisioni nuk e kanë marrë listën në fjalë.

Disa javë më parë Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme listën me gjashtë emrat për ambasadorë të rinj. Opozita, ndërkaq, ka dhënë vërejtje për këta emra, meqenëse sipas dispozitave ligjore në fuqi në rastet kur bëhen ndryshime në përfaqësitë diplomatike gjysma e kandidatëve duhet të jenë ambasadorë ekzistues dhe gjysma tjetër ambasadorë që nuk kanë qenë më parë në një pozitë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori