Përmes një postimi, Ambasada e SHBA-së i bën thirrje partive politike dhe qeverisë që të reagojnë lidhur me parregullsitë e raportuara nga OSBE/ODIHR dhe të marrin parasysh rekomandimet e tij.

Gjithashtu, Ambasada amerikane i bëri thirrje edhe institucioneve që të sigurojnë përfundim sa më të shpejt dhe tërësor të procesit zgjedhor, transmeton shekulli.


“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të së drejtës së tyre demokratike, për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015. Numërimi i votave vazhdon dhe iu bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve.

Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.