Aspekti i problemit të Kishës po lëviz drejt zgjidhjes dhe kjo është mjaft një lidhje e rëndësishme çka do të ndikon mbi zgjidhjen e çështjes maqedonase, tha sot zv. ministri për Punë të Jashtme, Janis Amanatidis në intervistën për radion greke “Real Fm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ekziston në lidhje pozitive, në lidhje me çështjen e kishës, çka ka hyrë në vendimin e Sinodit Botëror dhe me shkrim deri tek kryeministri. Në të cilën kryeministri përgjigjet se do të bëhet me vëmendje dhe përgjegjësi të madhe, tha Amanatidis, duke shtuar se është hap pozitiv edhe atë çka kërkonte kisha greke”.
Zv. shefi i diplomacisë greke, në lidhje me bisedimin e emrit theksoi se ajo çka është e rëndësishme është se ekziston vullnet politik nga të dyja anët që të zgjidhet problemi, megjithatë deri tani nuk ka marrëveshje, sepse “nëse nuk dakordohet gjithçka, nuk ekziston diçka”, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina. /Telegrafi/