Site icon Telegrafi

Alush Kamberi fitues i çmimit ‘Mito Haxhi Vasilev-Jasmin’

Çmimi shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” në vitin 2016 për të arriturat në fushën e publicistikës do t’i jepet gazetarit, publicistit të njohur shqiptar nga Maqedonia, Alush Kamberi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për arritje në fushën e gazetarisë, u vendos që çmimi kombëtar t’i jepet gazetarit Toni Dimkov, gazetar.

Çmimet do tu jepen fituesve të mërkurën në orën 12, në Kuvendin e Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version