Juventus ka shënuar fitore në xhiron e kaluar në Serie A.
Kampioni aktual kishte triumfuar kundër Fiorentinës me rezultat minimal prej 1-0.
Por, Massimilliano Allegri është ndarë tejet i pakënaqur me një veprim të mesfushorit Miralem Pjanic.
Ky i fundit kishte goditur topin në minutat e fundit nga një distancë pothuajse prej 50 metrave.
“Pjanic goditi topin nga një distancë prej 50 metrave nga goli në minutën e fundit kundër Fiorentinës. Këto gjëra më bëjnë shumë të zemëruar”, tha italiani.
Theksojmë se Juventus gjatë ditës së nesërme (e shtunë) do të zhvillojë derbin lokal me Torinon. /Telegrafi/