LAJMI I FUNDIT:

Alexis nuk largohet nga Barca

Alexis nuk largohet nga Barca

Agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Alexis Sanchez, ka thënë se kiliani nuk do të largohet nga klubi në janar, përkundër interesimit të klubeve nga Liga Premier.

Sulmuesi nuk ka pasur marrëdhëniet më të mira me Tito Vilanovën, duke ngritur spekulime për të ardhmen e tij, megjithëse agjenti i Sanchez hedh poshtë hipotezat e largimit të tij.

“Alexis Sanchez do të qëndrojë te Barcelona. Ai nuk ka asnjë arsye për t’u larguar, pasi është në ekipin më të mirë në botë. Barcelona nuk do të shesë Sanchezin në asnjë rast. Ai është rikthyer pas lëndimit dhe ka luajtur mirë”, ka thënë agjenti Fernando Felicevich. /Telegrafi/