Modelja e njohur Alessandra Ambrosio ka lindur vajzën e saj Anja në vitin 2008 dhe shumë shpejt është kthyer në formën e saj trupore.
Ajo ka bërë të ditur se kishte vetëm tre muaj për të humbur peshën që kishte fituar gjatë shtatzënisë pasi ajo kishte një paraqitje në sfilatën e Victoria’s Secret.
“Pasi linda Anja, kisha kohe vetëm 3 muaj për të humbur gjithë peshën që kisha fituar. Haja shumë pak, nuk besoj se do të mund ta bëja edhe njëherë këtë gjë” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Ambrosio ka thënë se është përpjekur shumë që të kthehet në formën e saj trupore që kishte para se të ishtë shtatzënë.
“Trupi jot nuk do të jetë më kurrë njëlloj pas shtatzënisë, pavarësisht asaj çfarë thonë njerëzit. Por mendoj se kam një trup më të mirë tash se para se të kisha fëmijë”.
Ajo ka treguar gjithashtu se regjimin e të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe ushtrimet e shtuara fizike ka nisur pasi ka nisur të sfilojë për Victoria’s Secret.