LAJMI I FUNDIT:

Alegoria në politikë dhe kanuni në institucion

Alegoria në politikë dhe kanuni në institucion

Alegoria dhe kanuni në të kaluarën i shërbyen emancipimit tradicional. Kanuni në shumicën e viseve shqiptare shërbeu si kod i sjelljes me vetveten, me të afërmit dhe me të tjerët. Edhe alegoria u shërbeu njerëzve për ta thënë atë që donin, duke e ruajtur dinjitetin dhe nderin e bashkëbiseduesit dhe fisit të tij.

Këto dy virtyte i kultivonin dhe i përsosnin jo të gjithë. Ishin njerëz të piketuar nga fshati ose nga fisi. Përfaqësonin ose grupin ose njerëz të caktuar në raste të veçanta. Përmes tyre jepej fjala, mbahej besa, nxirrej dëshmia, eventualisht caktohej dënimi.

Konceptet luftojnë njëra-tjetrën! Kur kjo luftë është graduale pa presione të mëdha, rikuperimi është i natyrshëm, pa dhimbje. Sigurisht kërkon kohë që shprehia të kalojë në edukatë e edukata në emancipim të përgjithshëm. Këtë popujt evropianë e kaluan nëpër shekuj.


Për ne, që për një gjysmë jete njeriu kaluam të gjitha fazat e zhvillimeve shoqërore, nga “mesjeta” në modernizmin e teknologjisë informative, shumë shpejtë dhe aspak natyrshëm, patjetër që përcillet me vështirësi të mëdha.

Kur edhe sot, në të njëjtën familje kemi analfabetë, të shkolluar solidë dhe me shkollime të larta, vetvetiu bëhemi shembulli më eklatant i konfliktit të gjeneratave.

Meqë në zhvillimet shoqërore marrin pjesë ngapak të gjitha shtresat dhe moshat, kjo po na kalon pastaj në konflikt shoqëror.

Në këtë mjegullnajë dobësohen karakteret, ambiciet janë pa fre, i padituri i din të gjitha, paraja bëhet votë e vota bëhet titull për t’i shërbyer pastaj kolltukomanisë. Krijohen aleanca, gjithë me të gjithë, për të kaluar pastaj në konflikt të secilit me secilin.

Në këto aleancat mediokre, politikanët tregojnë “mesele” e institucionin e zëvendëson Kanuni. As njëra , as tjetra nuk bëhen me marifetin që e kishin, sepse koha e arsyetonte veprimin. Tash kur alegoria përzihet me prononcimin politik dhe Kanuni me institucionin, krijohet një mishmash për të mos qenë më as njëra as tjetra.

Dhjetë vite radhazi politikanët sa herë diskutonin, ose analizonin kërkesat e studentëve në demonstratat e vitit 1981, në cilindo konotacion qoftë, asnjëherë nuk e përdorën fjalën Republikë. Gjithherë u shërbyen me fjalë të tjera, për t’u krahasuar, aluduar dhe për t’u nënkuptuar prononcimi në fjalë. Thanë: barazi me të tjerët, avancim të statusit, lidhje më e fortë me federatën, e plot të tjera. Njësoj po ndodhë edhe tash. Po flasin për dofarë qëndrimesh, si: një komb, një qëndrim, jemi një, jemi të ndarë, nuk mund të klonohemi në pesë kombe (Konferenca 49 për siguri në Mynih), kufizohemi me vetveten, pastaj mbledhja historike e kombit, një popull-një tokë-një ëndërr. Gjithë kjo retorikë po përdoret për të mos e thënë fjalë bashkim, madje as në karrigen e Ismail Qemalit në Vlorë, as të Abdyl Frashërit në Prizren. Fotografia doli e mirë, shpjegimi konfuz! Diçka në mes alegorisë, aludimit, nënkuptimit dhe prononcimit politik!

Kur përfaqësuesit e zgjedhur bëjnë biseda politike, bëjnë marrëveshje, lidhin koalicione, ose edhe kur dyshohet për krime shumë të rënda, përfaqësuesit e institucioneve më të larta të shtetit, kryeministër, prokuror, ministër, epror policie e të tjerë bisedojnë nëpër hotele, banesa e vila private, si ti themi? Kanun apo institucion? Kjo që po na ndodhë e argumenton fortë faktin që me të vërtetë jemi një.
Ndoshta në të ardhmen dikush do t’i thotë gjërat me emrin e vetë.

Në trend

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori