LAJMI I FUNDIT:

Aleati i Putinit thotë se Londra do të bombardohet e para në rast se nis Lufta e Tretë Botërore

Aleati i Putinit thotë se Londra do të bombardohet e para në rast se nis Lufta e Tretë Botërore

Një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të një lufte tjetër botërore.

Duke folur në televizionin rus Channel 1, Andrey Gurulyov, një politikan i Dumës së Shtetit, tha se kryeqytetit i Mbretërisë së Bashkuar do të goditet i pari nëse bllokada e enklavës ruse Kalininigrad do të çonte në luftë, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.


“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror”, tha ai.

“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO”.

“Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind”.

“Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra”.

“Është më se e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/