Aleanca Kuq e Zi konfirmoi dhe njëherë, me anë të një deklarate, qëndrimin e saj se mbrojtja e interesave kombëtare është e ndryshme nga qëndrimi i klasës politike në vend dhe Aleanca Kuq e Zi nuk bëhet palë në luftën e tyre për pushtet. Prioritet i veprimtarisë sonë mbetet kundërshtimi nëpërmjet mjeteve ligjore i praktikës së gabuar të regjistrimit të popullsisë mbi baza të vetëdeklarimit të kombësisë./Telegrafi/