Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi vitin e kaluar është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Egzona, solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Amelia.
Sot (e mërkurë), Amelia feston një vjetorin e lindjes, e për këtë rast Albatriti dhe Egzona janë kujdesur që të organizojnë një festë të veçantë për të voglën e tyre.
Ka qenë Albatriti ai i cili ka vendosur të ndajë me fansat një fotografi nag festa, ku shfaqet i lumtur teksa mban në krahë Amelinë njëvjeçare.
Këngëtari është bërë edhe më emocional në mbishkrimin e fotografisë, duke shkruar fjalë të sinqerta për familjen, të cilën e quan gjënë më të shtrenjtë.
“Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron.JU DUA PAFUNDESISHT”, ka shkruar Albatriti në Instagram.
I njëjti, pritet që në muajt e verës të publikojë një projekt të ri muzikor për fansat e tij. /Telegrafi/