Këngëtari Albatrit Muçiqi ka bërë të ditur se këtë vit do t’i japë fund beqarisë me datë 11 nëntor.
Ai dhe e fejuara e tij Egzona do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, në një nga restaurantet më të mëdha në Prishtinë, gjersa të ftuar do të jenë shumë prej fytyrave të njohura publike.
Por para ardhjes së kësaj date këngëtari ndodhet në një vend tjetër.
Albatriti ka pubikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një hotel në Strugë, teksa shijon një ditë të mirë me diell.
Mesa duket, këngëtari ka vendosur t’i japë vetes pak pushim para se të fillojë me përgaditjet për ceremoninë e dasmës. /Telegrafi/