Ylli i filmit “Fantastic Four” është ndjekur nga policia pasi është vërejtur se ngiste veturën në kahen e gabuar në një rrugë në Santa Monica.

Alba raportohet se ka dashur ta arsyetojë veten, por policia kishte ‘qerasur’ me një letër dënimi. Para se të largohet, paraparacët e kanë filmuar aktoren duke bërë shaka me personat e rendit.

“Nëse do të dëshiroja t’ju sfidoj (të refuzoj dënimin), a do të paraqiteshit edhe ju në gjykatë? Do të ishte ajo një ditë me fat për ju?”, ka qeshur aktorja me policët.

Policët kosovar, me siguri ia kishin falë?!