Alba: Suarez, vital për Barcën

Ishte Suarez ai që me dy asistime e shpëtoi Barcelonën mbrëmë ndaj Almerias në udhëtim dhe Alba thotë se tashmë lojtari është bërë vital për ekipin.
“Ai bëri një pasim të mrekullueshëm te Neymari për golin e parë”.
“Më vonë, ai më gjeti të vetmuar para portierit. Suarez luajti një ndeshje të mrekullueshme, ai është adaptuar mirë dhe ai është vërtet shumë i interesuar për ne”, u shpreh Jordi Alba. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































