LAJMI I FUNDIT:

Alarm i fruthit në Greqi

Alarm i fruthit në Greqi

Organet greke të shëndetit janë vënë në alarm pasi vala e përhapjes së fruthit në vend është më e lartë se sa shifrat zyrtare që jep Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, e cila disa ditë më parë ka paralajmëruar se Greqia ndodhet në një fazë epidemike të sëmundjes.

Zyrtarisht nga kjo qendër janë deklaruar 150 raste të fruthit prej majit të këtij viti, 50 vetëm në dy javët e fundit, por mjekët pediatër greke vlerësojnë se ka më shumë se 300 raste në të gjithë Greqinë.


Fruthi, një infeksion viral shumë infektiv që prek kryesisht fëmijët poshtë moshës 5 vjeç, por edhe të rriturit, ishte një sëmundje pothuajse e harruar në vend, pasi nga viti 2014 deri në 2016 ishin regjistruar vetëm dy raste në të gjithë Greqinë.

Mjekët bëjnë thirrje për një mobilizim të gjithë organeve të shëndetësisë, por edhe të prindërve për të kryer vaksinimin e plotë të fëmijëve.

Një prej shkaqeve kryesore të përhapjes së kësaj sëmundje që vërehet edhe në vendet e BE-së, ku janë regjistruar mbi 14. 000 raste me fruth brenda një viti dhe 41 vdekje, është edhe e ashtuquajtura Lëvizja Sociale Kundër Vaksinimit.

Numri i prindërve grekë që janë skeptikë për vaksinimin e fëmijëve të tyre është rritur në vitet e fundit me 15%.

Specialistet madje kërkojnë të merret shembull nga Italia, e cila po analizon masa të rrepta për ata prindër që kundërshtojnë kryerjen e vaksinave duke propozuar gjoba dhe heqjen e kujdestarisë për fëmijën.

Gjithashtu 50% e rasteve në Greqi vërehen te fëmijët e komunitetit rom, ndaj dhe kërkohet sensibilizimi i organeve shëndetësore në prag të stinës së dimrit, e cila ndihmon përhapjen e virusit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori